“Zgjedhjet e 11 Majit, proces i kontrolluar”, Gjekmarkaj: Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, jeni bërë viktima të zellit

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.
Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.
Agroni Gjekmarkaj: Sot nuk ngrihem për të komentuar rezultatin, po ngrihem për të denoncuar një farsë. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira as të ndershme as përfaqësuese, ishin teatër pushteti, proces i kontrolluar.
Ndërtuat një proces të mbyllur ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht. Kolegë të mazhorancës ju e nisët udhëtimin regresiv duke izoluar liderin e opozitës, duke penalizuar opozitën për një kohë të gjatë, ky akt tregoi mendësinë e regjimit të vjetër.
Dëshmohet përpjekje e orkestruar për ta shpallur opozitën të panevojshme, për ta përçmuar, për ta tallur për ta denigruar, shtypur dhe asgjësuar.
Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar por në të vërtetë keni humbur jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit të nënshtrimit.
Zgjedhjet e 11 Majit i shërbyen vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe çdo qytetar që e pranon sundimin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
