
Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, sot vendoset mbi specifikat e fletës së votimit

6 Shkurt 2025, 11:51 / POLITIKË
Pas pak pritet të nisë mbledhja e Komisionit Rregullator, ku do të vendoset në lidhje me specifikimet e fletës së votimit.
Projektvendimi ka një karakter teknik por që mbart rëndësinë e tij në mbarëvajtjen e procesit.
Mësohet se do të specifikohen ngjyrat dhe elementët teknikë dhe të sigurisë sa i përket fletës së votimit.
Një nga risitë e procesit të këtij viti është edhe vota e diasporës, ku mësohet se feta e votimit do të jetë thuajse e njëjtë me atë me të cilën do të votojnë shqiptarët brenda vendit.
Dallimi i vetëm është që në fletën e cila do t’u dërgohet votuesve në diasporë, do të jetë i stampuar ankronimi “VJ”, i cili qëndron për “votues nga jashtë”.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani
Nga Preç Zogaj

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
Nga Azgan Haklaj

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128