Zyrtarë të ambasadës amerikane takime në Kryesinë e Kuvendit me drejtuesit e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi

13 Janar 2026, 15:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Zyrtarë të ambasadës amerikane takime në Kryesinë e

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar më 19 janar, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë kanë zhvilluar sot takime me drejtuesit e grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi i parë ka nisur në orën 12:00 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa në orën 14:00 zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar takim edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas burimeve parlamentare, diskutimet janë fokusuar te forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar, si dhe te ecuria e punës së dy komisioneve të posaçme, atij për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore, të konsideruara si procese kyçe për integrimin europian të vendit.

Takimet zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, vetëm pak javë pasi sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit dhe përdorimit të tymueseve, gjatë seancës ku u betua Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani.

 

Po ndodh...