Prokuroria e çoi në gjyq, Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Të ardhurat e mia janë të ligjshme
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Prokuroria e Tiranës e ka dërguar në gjyq për akuzën e fshehjes së të ardhurave, lidhur me dyshimet për shmangien e mbi 6 milionë lekëve detyrime tatimore gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, artistja ka mohuar kategorikisht akuzat, duke pretenduar se të gjitha të ardhurat e saj janë të ligjshme dhe të deklaruara pranë organeve tatimore.
Myrtezaj thekson se të ardhurat burojnë nga aktiviteti i saj artistik shumëvjeçar dhe se janë faturuar përmes subjektit të saj tatimor, duke qenë të gjurmueshme edhe në sistemin bankar.
“Unë nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Të ardhurat e mia janë të ligjshme dhe vijnë nga veprimtaria artistike që ushtroj prej shumë vitesh. Ato janë faturuar përmes subjektit tim tatimor dhe janë lehtësisht të gjurmueshme në sistemin bankar”, shprehet këngëtarja.
Ajo bëri të ditur se, së bashku me studion ligjore që e përfaqëson, do të kundërshtojë pretendimet e ngritura ndaj saj përmes dokumentacionit dhe provave zyrtare.
Në reagimin e saj, Xhensila paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore ndaj personave që, sipas saj, përhapin informacione të pavërteta, ndërsa u kërkoi mediave të tregojnë kujdes në përdorimin e emrit dhe imazhit të saj në publikime.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


