Gara për Bashkinë e Tiranës, dalin emrat e propozuar nga degët e PD-së

30 nëntori është afati i vendosur nga Sali Berishës për mbledhjen e propozimeve, ndërsa TCH ka publikuar disa prej emrave që demokratët propozojnë për betejën e kryeqytetit.
Ndonëse, Jorida Tabaku e ka shprehur ambicien për të mos qenë kandidate për Bashkinë e kryeqytetit emri i saj është propozuar nga disa degë.
As emri i mjekut Ilir Alimehmeti nuk mungon, i cili ka mbështetjen jo vetëm të strukturave, por edhe bekimin e Sali Berishës për të qenë ai kandidati zyrtar për Bashkinë e Tiranës.
Në listën e degëve te Tiranës, është edhe emri i Belind Këlliçit, të cilin demokratët duan ta shohin sërish në betejën vendore, ndërsa ndër emrat e tjerë të propozuar janë edhe Klevis Balliu dhe Ethem Aga.
Në fillim të nëntorit, Sali Berisha nisi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve duke kërkuar që brenda 30 nëntorit ti ketë emrat ne tavoline. Pas mbylljes së procesit te hënën pritet të ngrihet një komision seleksionimi i përbërë nga pesë anëtarë që merr ne shqyrtim dokumentacionin brenda 15 ditëve nga përfundimi i aplikimeve. Kandidatët të cilët kalojnë filtrit pritet të marrin më pas dhe miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike. /TCH
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


