Dhuna mizore ndaj të rinjve, Erald Kapri kallëzon në SPAK kreun e Policisë: Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kallëzuar në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë tubimeve të qytetarëve.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kapri bëri me dije se ka dhënë dëshminë e tij të plotë pranë punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai deklaroi se kallëzimi lidhet edhe me përgjegjësinë e drejtuesit të Policisë së Shtetit për urdhrat dhe sjelljen e efektivëve gjatë protestave.
Deputeti tregoi gjithashtu një incident që, sipas tij, ka ndodhur në prani të kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kur dy deputetët i kishin kërkuar llogari Skënder Hitajt për dhunën ndaj protestuesve.
“Të rinjtë janë rrahur në mënyrë barbare. Është ajo ditë kur, bashkë me Agron Shehajn, hasëm në rrugë drejtorin e Policisë, Hitajn, dhe i kërkuam llogari për dhunën barbare. Ai urdhëroi një punonjës të vetin të më sulmonte”, deklaroi Kapri.
Ai bëri të ditur se SPAK ka nisur një hetim për dhunën policore dhe rolin e Drejtorit të Policisë në menaxhimin e protestave.
“Fakti që nis hetim nga SPAK për Drejtorin e Policisë është lajm shumë i mirë. Sot jemi një ditë përpara protestës së madhe më 28 Nëntor. Kemi kallëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që ushtron detyrën dhe jep urdhrat për sjelljen e efektivëve. Unë dhashë dëshminë time të plotë pranë punonjësve të BKH-së”, u shpreh deputeti.
Kallëzimi vjen një ditë përpara protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorin, ndërsa dhuna policore gjatë tubimeve është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit politik.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


