Moti i keq përmbyt rrugët e Vlorës, probleme në qarkullim

27 November 2026, 12:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq përmbyt rrugët e Vlorës, probleme në qarkullim

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës dhe zonat përreth kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor, veçanërisht në disa akse në periferi të qytetit.

Si pasojë e reshjeve, herë pas here me intensitet të lartë, në disa rrugë është krijuar prezencë e konsiderueshme e ujit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata paraqitet problematike pranë mobilerisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ku është konstatuar grumbullim i madh i ujit. Ndërkohë, rruga që të çon drejt Pyllit të Sodës raportohet e bllokuar, pasi niveli i ujit të akumuluar e ka bërë të pamundur kalimin normal të automjeteve.

Reshjet e vazhdueshme kanë rikthyer shqetësimin për përmbytjet në disa zona të qytetit bregdetar, ku në raste të tilla problematika bëhet më e theksuar për shkak të grumbullimit të ujërave në akset rrugore.

Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këto zona këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin segmentet e prekura nga prezenca e ujit deri në përmirësimin e situatës.

Po ndodh...