Emrat/ Kallashnikovë dhe maska silikoni, 4 të arestuar në Fier e Lushnjë

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të tre fazave të operacionit policor “Siguria”, të zhvilluar në Fier dhe Lushnjë.
Konkretisht mësohet se në pranga janë vënë Suad Mernica, Zija Troka dhe Endrit Troka në Fier; ndërsa në Lushnjë është arrestuar Misir Blliku.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak, dy maska silikoni dhe sende të tjera të paligjshme. Dyshohet se armët e gjetura në Lushnjë janë përdorur në një ngjarje kriminale të mëparshme.
Të gjitha armët e sekuestruara në Fier dhe Lushnjë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje të tjera kriminale.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


