Nga ekzekutimi në Shkodër te atentati i planifikuar ndaj Erjon Tucit, Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri, të dyshuar për 5 vrasje me pagesë

27 November 2026, 12:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga ekzekutimi në Shkodër te atentati i planifikuar ndaj Erjon Tucit,

Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri janë nën hetim për dyshime lidhur me pesë vrasje me pagesë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mes ngjarjeve për të cilat dyshohet se kanë qenë të përfshirë është edhe një vrasje në Shkodër, ndërsa në Lezhë dyshohet se po përgatitnin ekzekutimin e Erjon Tucit.

Sipas dyshimeve hetimore, vrasja e Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shqiptari në një burg në Greqi.

Për ngjarjet kriminale, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në dokumentimin e përfshirjes së personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.

Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjitha ngjarjet e mundshme kriminale dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej tyre.

Po ndodh...