Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin! 3500 qytetarë firmosin peticionin në 48 orë

23 July 2026, 13:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në vetëm 48 orë, 3500 banorë të Prrenjasit kanë firmosur peticionin kundër bashkimit të kësaj bashkie me Librazhdin, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Prrenjasi nuk duket të jetë i vetmi komunitet që ka shprehur kundërshtim ndaj ndryshimeve të propozuara administrative. Më herët, edhe qytetarët e Devollit kanë dorëzuar një peticion me firmosje masive, përmes të cilit kërkojnë që bashkia e tyre të vijojë të mbetet një njësi më vete.

Në raportin përfundimtar që sot i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë nga Komisioni për Reformën Territoriale citohet:

“Peticioni me firmosje masive i banorëve të Bashkisë Devoll, i shoqëruar nga mbështetja zyrtare e një shoqate atdhetare-kulturore me degë brenda e jashtë vendit, kërkon që Devolli të mbetet njësi më vete në hartën e re, që fshati Dardhë të përfshihet në të, si dhe votim me referendum popullor nëse kërkesa nuk miratohet nga Kuvendi. Diaspora e Hasit në Mbretërinë e Bashkuar, përmes kanaleve diplomatike, shprehu shqetësim për çdo ndarje të mundshme me territoriale të Hasit dhe implikimet e saj për kohezionin social dhe angazhimin e diasporës.

Bashkia Konispol, Këshilli Bashkiak i Poliçanit dhe një shoqatë vendore e po atij qyteti, një shoqatë nga Fushë-Arrëza dhe qytetarë të njësive administrative Manëz, Ishëm e Sukth (Durrës) kërkuan që konsultimi të zbresë më pranë komuniteteve të tyre, me argumentin se dëgjesat e përqendruara në qendrat e qarqeve kufizojnë pjesëmarrjen reale. Kërkesa nga Fushë-Arrëza shpreh njëkohësisht bindjen se bashkia ka arsye të mbetet njësi më vete, duke evidentuar potencialet natyrore dhe trashëgiminë e zonës.

Banorë e përfaqësues të Velipojës kërkuan ndarjen nga Bashkia Shkodër dhe krijimin e një bashkie më vete, me argumente distance, potenciali turistik dhe vendimmarrjeje më të afërt; një grup përfaqësues i krahinës së Shpatit (Elbasan) parashtroi argumente historike, me krahinore e demografike për një Bashki Shpat; një subjekt politik i lidhur me komunitetin maqedonas kërkoi krijimin e njësive të dedikuara për zonat e Gollobordës dhe të Gorës, me bazë identitare e minoritare dhe me referencë te rasti i Pustecit; dhe banorë të njësisë administrative Martanesh kërkuan kalimin e saj nga Bashkia Bulqizë të Bashkia Tiranë, me argumente lidhjesh etno-kulturore dhe zhvillimi ekonomik.”

Po ndodh...

ide