Ra nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë

23 July 2026, 18:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ra nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në det, pranë Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë lundrimit me skaf.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, dyshohet se ka rënë nga mjeti lundrues, i cili po udhëtonte nga Karaburuni drejt Vlorës.

Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në kyçin e këmbës, ndërsa dyshohet se është prekur edhe nga helika e skafit.

I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në mjetin lundrues në momentin e aksidentit.

Po ndodh...

ide