Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të projektit të kompanisë së lidhur me Jared Kushner në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke i cilësuar si të pavërteta akuzat për privatizim të tokës publike dhe duke hedhur poshtë shqetësimet e ngritura nga ambientalistët dhe opozita.
Gjatë podcastit “Flasim”, Rama u ndal te intervista e tij për Deutsche Welle, ku tha se ishte përballur me pyetje mbi mundësinë e shitjes së tokës publike.
Kryeministri këmbënguli se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është në plan.
“Zvërneci është tokë private, ndërsa Sazani është tokë publike. Ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen, pasi shteti do të mbetet pronar i tokës dhe do të jetë ortak në sipërmarrje. Nuk është kërkuar asnjëherë shitja e tokës publike”, deklaroi Rama.
Rama nuk adresoi shqetësimet e ngritura prej ekspertëve të mjedisit dhe organizatave civile lidhur me ndikimin që projekti mund të ketë në një nga zonat më të ndjeshme natyrore të vendit.
Në vend të kësaj, ai i cilësoi debatet si një “vorbull” të krijuar për qëllime politike dhe minimizoi kritikat ndaj projektit.
Rama argumentoi se çdo procedurë do të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe se vlerësimi i ndikimit në mjedis është pjesë e detyrimeve ligjore që qeveria po ndjek.
“Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian. Ne jemi të detyruar të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë, dhe t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian.”, u shpreh Rama.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128