Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

22 October 2026, 10:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria

Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të mes 143 shteteve.

Sipas shifrave të raportit të publikuara nga analisti Afrim Krasniqi, vendi shfaq përkeqësim në treguesit e shtetit të së drejtës, duke u renditur pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas analistit, shifrat tregojnë qartë realitetin e zymtë të vendit, ndërsa ka akuzuar qeverinë Rama se u përgjigjet kritikave me propagandë, në vend që të reflektojë mbi problematikat që evidentojnë raportet ndërkombëtare.

“Ku janë provat? Përse kritikoni? Jemi më mirë se kurrë. Po ia kalojmë edhe Gjermanisë. Ne bëjmë shtet. Po bëjmë histori. Askush më mirë se ne. Kjo është retorika standarde e zyrtarëve të mazhorancës, – një pjesë nga udhëzuesi me të cilin të gjithë duhet të prezantohen me video ose në debate televizive. Duhet ta mësojnë përmendësh dhe ta recitojnë sa herë ndeshen me kritika. Ky është ushqimi ditor për makinën propagandistike dhe militantët, përfshirë edhe mediat e paguara nga buxheti shtetëror dhe oligarkët”,- shkruan Krasniqi.

Analisti argumenton më tej se raportet e hartuara nga ekspertë dhe institucione ndërkombëtare duhet të nxisin analizë, reflektim dhe përgjegjësi politike. Sipas tij, në Shqipëri, në vend të një reagimi institucional ndaj këtyre të dhënave, mbizotëron një qasje që i paraqet kritikët si kundërshtarë të vendit dhe që ushqen propagandën qeveritare.

“Sic shihet nga tabela, Shqipëria ka rënie të lirë në të gjithë treguesit, duke u renditur në vendin e 91 në 143 shtete, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut madje edhe Bosnjes. Serbia rivalizon me tregues negativ me Shqipërinë. Kroacia është shkëputur nga zona gri ballkanike dhe tashmë matet me standardet e vendeve të BE. Kur ka raporte të tilla, të hartuara nga grupe ekspertësh ndërkombëtarë dhe institucione prestigjioze çdo elitë politike dhe vendimmarrësit përgjegjës e analizojnë, e komentojnë, reflektojnë, marrin përgjegjësi dhe projektojnë masa përmirësuese reformatore për të ardhmen”,- shkruan Krasniqi.

Krasniqi ngre shqetësime edhe për propozimet e fundit të kryeministrit, të cilat i cilëson si një model ndëshkues ndaj atyre që kundërshtojnë qeverinë. Ai paralajmëron për rrezikun e kufizimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe e krahason këtë qasje me praktikat autoritariste të Bjellorusisë.

Në përfundim, analisti thekson se Shqipëria ka nevojë për reforma demokratike, transparencë, llogaridhënie dhe luftë kundër korrupsionit. Ai kërkon shkëputjen nga modelet politike autoritariste, familjare dhe klienteliste, duke vënë në dukje nevojën për institucione funksionale dhe standarde të demokracisë e të shtetit të së drejtës të krahasueshme të paktën me ato të Kroacisë.

Po ndodh...

ide