“Parlamenti i krimit”, Berisha në rolin e gjykatësit: Të gjithë fajtorë, s’më krahasoni me Ramën dot! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

22 October 2026, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë

Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Këtë deklaroi për mediat  Sali Berisha pas daljes nga parlamenti, të cilin e cilësoi parlament të krimit. Sipas tij ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë.

“Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë.

Të gjithë ata që aludojnë për gjoja demokraci në Shqipëri, harrojnë se Shqipëria është narkoshteti më i konsoliduar në Europë dhe në botë.

Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, fakti që Shqipëria është në negociata për integrim në Bashkimin Europian, në vlerësimin dhe mendimin tim, e bën disa herë më të rëndë këtë fakt, këtë zhvillim, këtë proces.

Ky sistem duhet të marrë fund sa më parë, që shqiptarët të çlirohen nga narkodiktatura e vetme në Europë.

Ky parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se Suel Çelën, se Troplinët dhe se Bajrët e klaneve të tjera.

Sot në Shqipëri nuk ka kriminel më të rrezikshëm se Taulant Balla, i cili edhe në parlament nxirrte 2-3 telefona për të komunikuar me ata që e di ai, me klanet e tij.

Pra, ky është parlamenti i krimit. Ky parlament nuk mund të vazhdojë. Ky parlament nuk ka legjitimitet.

Ky parlament ka dalë nga një farsë elektorale. Ky parlament është shndërruar në mburojë të vjedhjeve të paimagjinueshme të shqiptarëve.

Ndaj dhe fundi i tij, fundi i sistemit, është thirrje e përgjithshme e çdo shqiptari. Sot deputetët e opozitës bënë gjithçka që të sillnin në parlament zërin e studentëve, gjimnazistëve, të cilët siç i shihni ju, janë trima me fletë.

Kurrë nuk ka parë bulevardi i Tiranës dhe rrugët e saj vajza dhe djem më trima se këta gjimnazistë dhe studentë, dhe e sigurt që këta do ta fitojnë këtë betejë.

Partia Demokratike qëndron totalisht në mbështetje të tyre dhe në mbrojtje të tyre”. 

Po ndodh...