Receta Alfa/ Sallata me peshkun blu, një pjatë plot ngjyra dhe shije

8 Mars 2022, 07:36 / AKTUALITET ALFA PRESS
Receta Alfa/ Sallata me peshkun blu, një pjatë plot ngjyra dhe shije

Peshku skumbër bën pjesë në familjen e peshqve blu.Në kuzhinën shqiptare ky lloj peshku nuk është i përdorur apo i vlerësuar. Madje ai hyn tek peshqit e lirë. Peshku skumbër është shumë i pasur me Omega 3 dhe ka pak kalori.Ai është në përmasa të vogla dhe mesatare. Jeton në thellësi të ujërave në det të hapur.Në kuzhinë ky peshk përshtatet shumë mirë në receta të ndryshme si: i skuqur, i marinuar, në avull, i mbushur etj.

Sallatë me peshk skumbër

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 1 orë e 40minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

4 pesh skumbër të freskët ( 250 gr secili), 100 gr sallatë jeshile, 100 gr radichio, 50 gr rrush i thatë, 50 gr stika pishe të pjekura, 1 degë majdanoz, 1 qepë e njomë, 6 gjethe nenexhik, 40 ml vaj ulliri, kripë deti me lëkurë portokalli të grirë, 20 ml salcë balsamike, 100 gr ullinj, piper sapo të bluar.

Për bujonin:  25 ml uthull, 1 qepë, 1karrotë, 1 kërcell selino, 5 kokrra piper, 1 gjethe dafinë, 2 l ujë.

Përgatitja

Këshillë

Kujdes me pjekjen pasi nëse kalohet masa hidhërohet.

Rekomandim

Peshka skumbër gjendet në market gjatë gjithë vitit, por koha më e përshtatshme për ta shijuar është nga nëntori në mars.

Po ndodh...