Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë
17 Prill 2024, 07:19 / RECETA ALFA

Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë
Përbërësit:
2 gota bollgur
1 pako e vogël salçiçe
3 vezë
1 karrotë
1 qepë e thatë
2 qepë të njoma
1 degë selino
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Gjalpë
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë salçiçet dhe i bëjmë omletë të copëtuar. Ziejmë bollgurin në ujë të bollshëm, më pas e kullojmë. Në tiganin ku bëmë vezët kaurdisim qepën e grirë, shtojmë karrotën e prerë në kubikë sikurse dhe selinonë. Shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të gatuhen. Më pas shtojmë bollgurin dhe erëzat. Në fund rregullojmë shijen me erëzat, qepët e njoma dhe majdanozin dhe shtojmë omletën me salçiçe.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2024
17 Prill, 07:07 -
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 17 prill 2024
17 Prill, 07:03
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


