Bukë me djathë dhe shalqi, pjata e një vere të nxehtë
Ka disa receta që edhe pse janë shumë të thjeshta për nga shija ngelen unike dhe shënojnë shijen dhe guston tonë të ushqyerjes. E tillë është edhe buka me djathë e shalqi, një vakt që çdokush e ka shijuar në fëmijëri. Kjo përvojë i ka shtyrë shefat e kuzhinës të krijojnë sallata verore me këta dy përbërës, që mund të shërbejnë si një vakt i plotë. Gjithkush është i lirë të ekperimentojë por receta e Alfës ka tre përbërës themelor: shalqi, djathë dhie dhe gjethe menteje.
Sallatë me djathë dhie dhe shalqi
Koha e përgatitjes : 20 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4-6 persona
Përbërësit
½ e shalqinit, 150 gr djathë dhie në kubikë, 10-15 gjethe menteje, ½ lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle vaj ulliri, bukë e thekur ose fara të ndryshme opsionale.
Përgatitja
1. Pastroni shalqinin nga lëkura. Priteni në kubikë dhe hidhrni në një tas të thellë sallate.
2. Spërkateni me pak lëng limoni dhe lëreni të pushojë 5 minuta.
3. Shtoni djathin e prerë në kubikë në madhësinë e kubikëve të shalqinit.
4. Zbukurojeni me feta mente. Nëse dëshironi shtoni kubikë buke të thekur ose fara të ndryshme.
5. Spërkateni me vaj ulliri dhe shërbejeni në tasa të vegjël.
Këshilla e shefit
Shalqini duhet të jetë i ftohtë nga frigoriferi për këtë sallatë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
