Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë

7 Nëntor 2024, 08:42 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë

Përbërësit:

1 pako petë të pjekura
3 petë të bëra vetë
3 qepë të mëdha
250 gr mëlçi
1/2 pulë
2 tufa ose 2 lgj nenexhik
Vaj ulliri
Spec djegës
Kripë, piper

Përgatitja:

Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik. Ndërkohë përgatisim pak brumë dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë më parë dhe bërë në fije. Shtojmë pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Masën e mbushjes e vendosim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri në furrë. 

Po ndodh...