Fërgesë

25 Maj 2023, 07:36 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Fërgesë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

4-5 kokrra domate

4-5 lugë gjizë

2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)

2-3 speca

Vaj Ulliri

Pak gjalpë të freskët

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastroni me ujë të rrjedhshëm domatet dhe specat. Specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosni një tigan të madh në zjarr shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur. Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë. Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi specat. Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta. Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur. Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.