
Fileto pule të pjekura me ullinj

Ideale për një vakt të bollshëm.
Përbërësit
2 luge gjelle verë e kuqe
2 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpi hudhra
1 lugë çaji kripë
1 degë rozmarinë
Gjokse apo fileto pule (4- 6 copë)
1 filxhan me ullinj.
Udhëzimet
Në një tas të madh bashkoni verën e kuqe, mustardën, vajin e ullirit, hudhrën, kripën dhe rozmarinën.
Më pas shtoni mishin e pulës dhe ullinjtë.
I përzieni mirë dhe e mbuloni enën me një qese plastike.
E fusni në frigorifer dhe e lini të qendrojë të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.
Të nesërmen e kaloni masën në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet për gati 1 orë në nxehtësi të ulët.
Kur ta shikoni që mishi i pulës ka marrë një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe mund ta hiqni.
Mund ta shoqëroni me kuinoa, oriz ose thjesht me pak bukë.
Ju bëftë mirë!
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128