Karkaleca të pjekur me hurdhëra e mjaltë.

10 Dhjetor 2023, 08:16 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Karkaleca të pjekur me hurdhëra e mjaltë.

I gjithë sekreti qëndron tek marinimi i karkalecave.

Përbërësit

½ filxhan me mjaltë

6 lugë gjelle salcë soje

2 lugë gjelle vaj ulliri

4 thelpi hurdhëra

½ lugë çaji spec të kuq pluhur

36 karkaleca të pastruar e qëruar

Qepë e njomë e grirë imët ose majdanoz për servirje.

Udhëzimet

Në një tas bashkoni mjaltin, salcën soje, vajin e ullirit, hurdhërat dhe specin e kuq pluhur. I përzieni mirë të gjitha bashkë.

Brenda kësaj mase shtoni karkalecat. I trazoni me dorë që të marinohen mirë.

E mbështillni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Më pas karkalecat mund t’i piqni në një skarë ose në furrën e nxehur më parë në 200° për 5 -7 minuta.

Mos harroni të shtroni një letër kuzhine në tavë paraprakisht.

Këto karkaleca do ju shijojnë kaq shumë me pak qepë të njomë sipër ose majdanoz!

Ju bëftë mirë!