Karkaleca të zhytur në krem spinaqi

16 Tetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Karkaleca të zhytur në krem spinaqi
Përbërësit

1 kg karkaleca të mëdhenj (të qëruar e pastruar)
1 lugë çaji borzilok i freskët
Kripë, piper të zi
2 lugë gjelle gjalpë ( të ndara)
3 thelpi hudhër të grimcuara
½ filxhan me panna
1 gotë me lëng pule
½ tufë spinaq
1 filxhan me djathë të grirë parmigiano

Udhëzimet

Marinoni karkalecat me borzilok, kripë dhe piper.
Në një tigan skuqni 1 lugë gjelle gjalpë dhe më pas shtoni karkalecat.
Pas 3 minutash i hiqni karkalecat dhe i lini mënjanë.
Në po të njëjtin tigan skuqni gjalpin e mbetur. Shtoni hudhrat dhe lëngun. Tani shtoni spinaqin dhe e lini të marrë një valë për 2-3 minuta.

Shtoni panën dhe i përzieni mirë. Prisni derisa masa të trashet disi.
Shtoni djathin parmigiano dhe prisni sa të shkrihet.
Në fund shtoni karkalecat.
Pas 3 minutash e hiqni tiganin nga zjarri.
Shijojini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi