Kek me krem djathi dhe reçel

4 Mars 2024, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kek me krem djathi dhe reçel

Për kekun:

3 vezë
160 gr sheqer
100 ml vaj luledielli
200 ml qumësht
35 gr kakao
270-280 gr miell
1 lugë të madhe pluhur fryrës

Për mbushjen:

300 gr krem djathi
1 të verdhë veze
4 lugë sheqer
Pak vanilje
2 lugë niseshte

Për reçelin:

2 gota luleshtrydhe në copa
5 lugë sheqer
1 lugë niseshte
Pak ujë

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, qumështin dhe në fund pluhurin fryrës me miellin. E hedhim në një tavë të rrumbullakët.
Rrahim kremin e djathit me vezën, sheqerin, vaniljen dhe niseshten dhe e shtojmë vende-vende te tava me brumë.
E pjekim me 190 gradë.
Luleshtrydhet i shtojnë në një tigan me sheqerin dhe i lëmë të gatuhen pak. Më pas shtojmë niseshten dhe ujin, i lëmë dhe 5 minuta dhe i heqim.
Kekut të pjekur i shtojmë luleshtrydhet e ftohura.