Kotoleta me kungulleshka
Kotoletat me kungulleshka janë një pjatë e dytë e veçantë, që i shton një shije të veçantë tryezës suaj. Kjo recetë përgatitet shpejte dhe mund të shërbejë edhe si një aperitiv i këndshëm.
Përbërësit
460 gr kungulleshka.
120 gr qepë.
3 thelpinj hudhër.
2 lugë çaji salcë specash pikantë.
1 vezë.
110 gr miell.
vaj ulliri.
kripë, piper i zi.
Udhëzimet
Grini kungujt dhe qepën në një enë qelqi, hidhini kripë dhe lërini në enë deri sa të lëshojnë lëng. Mos e derdhni lëngun e tyre.
Shtoni thelpinjtë e grira të hudhrës, salcën pikante të specave, një vezë të rrahur paksa dhe përzieni të gjitha mirë.
Vendosni tiganin dhe e lini të nxehet në temperaturën 135 °C.
Ngrohni 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe merreni përzierjen me lugë
Skuqini ato deri sa të dyja anët të marrin një ngjyrë të artë duke u bërë krokante.
Kur kotoletat të jenë gati, thajeni yndyrën e tyre me letër kuzhine dhe servirini me sallatë të freskët.
Ju bëftë mirë!
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128