Krepe me shije të ndryshme

Koha e përgatitjes : 10 minuta
Koha e pushimit të brumit 30 minuta
Koha e gatimit : 10 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
1 filxhan çaji miell, ½ filxhani çaji qumësht, 1 vezë, 2 lugë gjelle gjalpë, ½ filxhan çaji reçel sipas shijes, 1 filxhan kafeje sheqer.
Përgatitja
1. Në një enë porcelani rrihen vezët, u shtohet pak e nga pak qumështi dhe ½ filxhan kafeje ujë.
2. Shtohet mielli pak e nga pak. Përzihet me tel kuzhine që të bëhet një masë homogjene.
3. Lërini brumin të pushojë të paktën për 30 minuta në frigorifer.
4. Vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit.Lyeni me gjalpë.
5. Mbushni një garuzhde me brumë. Hidheni në tigan duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme.
6. Kur brumi të ketë marr ngjyrë të artë nga njëra anë kthejeni me ndihmën e një shpatulle.
7. Vendosini krepet në një pjatancë.
8. Mbushini me reçel dhe palosini në formë ruli.
9.
Para se t’i shërbeni spërkatini me sheqer të djegur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
