Kulaç me sodë dhe kos

6 Shkurt 2024, 07:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kulaç me sodë dhe kos

Përbërësit

500 gr miell

300 gr kos 

1 vezë

1,5 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji kripë

50-60 ml ujë i ngrohtë

pak vaj luledielli

Hapat
Perziejme bashke te gjithe perberesit e mesiperm perveç ujit te ngrohte. Brumi i formuar ne kete moment do kete nevoje per pak uje, prandaj e shtojme luge luge derisa brumi te rezultoje i bute, por jo ngjites

E transferojme brumin ne tavolinen e punes te sperkatur me pak miell dhe e punojme pak me dore duke i dhene forme te rrumbullaket. E vendosim ne nje tave te lyer me pak vaj. E presim ne siperfaqe me ndihmen e nje thike te mprehte ne forme rrezesh. Siper e lyejme me pak kos.

E pjekim kulaçin ne furre te parangrohur ne 200°C per 30-40 minuta, derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

Pas pjekies, e heqim nga tava dhe e mbeshtjellim me nje pecete te paster ne menyre qe te kulloje.

 

Po ndodh...

ide