Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)

Përbërësit
500 gr peta për lazanja
1 litër salcë beshamelë
1 kg salcë ragu bolonjeze
250 gr djathë kaçkavall të grirë
Lazanja Bolonjeze është një pjatë tipike e kuzhinës italiane, më konkretisht e qytetit të Bolonjës, e cila është kthyer në një simbol të këtij shteti në mbarë botën. Për të përftuar një pjatë sa më të shijshme, sekreti kryesor qëndron në pregatitjen e ragu'së bolonjeze, pra zgjedhja me kujdes e mishit me të cilën kjo salcë kaq e shijshme do të gatuhet.
Pregatisim salcën me mish të grirë, ose ragunë bolonjeze sipas recetës sonë të cilë do ta gjeni duke klikuar këtu.
Pregatisim edhe salcën beshamelë sipas recetës që do ta gjeni këtu.Salca beshamelë duhet të rezultojë pak më e lëngshme se zakonisht, në mënyrë që petët e lazanjës të zbuten dhe të piqen në të njëjtën kohë.
Hapat
1
Në momentin që këta dy përbërës janë gati, fillojmë me pregatitjen e lazanjave: marrim një tavë me përmasa 20x30cm të cilën e lyejmë fillimisht me pak vaj ulliri dhe më pas shpërndajmë në fundin e tavës disa lugë ragu. Kjo nuk do të lejojë që fundi i lazanjave të digjet gjatë pjekjes.
2
Shtrojmë petet e lazanjës duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës, i mbulojmë me disa lugë salcë beshamelë, me ragunë bolonjeze dhe së fundi me djathë kaçkavall të grirë. Duhet të krijojmë minimumi 4 shtresa plus sipërfaqen, prandaj mundohemi ti ndajmë këta përbërës në 5 pjesë. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të gjithë përbërësit të kenë përfunduar dhe së fundi e lyejmë lazanjën në sipërfaqe me salcën beshamelë të mbetur dhe e spërkasim me djathin kaçkavall.
3
E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 200°C për 30-35 minuta derisa sipërfaqa të ketë marrë ngjyrë të artë. E shërbejmë të vakët.
-
-
Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 13 Dhjetor 2023
13 Dhjetor, 07:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


