Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze
29 Qershor 2025, 08:21 / RECETA ALFA

Makarona krokante me djathë dhe salcë kremoze
Përbërësit:
300 gr makarona
3-4 lugë vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper
1 lugë çaji hudhër pluhur (opsionale)
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
80 gr djathë i grirë
Salcë domate ose salcë kosi për shoqërim
Përgatitja:
Ziejmë makaronat sipas udhëzimeve në paketim, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. I hedhim më pas në një tas të madh, shtojmë vajin, erëzat, kripën dhe djathin e grirë. I hapim mirë në një tavë mbi letër pjekjeje dhe i vendosim në furrë në 200°C për 20-25 minuta derisa të bëhen krokante. I shërbejmë me salcë domate kremoze ose salcë kosi me hudhër.
Receta nga Zonja Albana/ReportTv
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

