Patate të ëmbla të mbushura

12 Qershor 2023, 07:25 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Patate të ëmbla të mbushura
Përbërësit:
2 patate të ëmbla të mëdha
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e grirë imët
2 thelpi hudhër
1 spec i kuq i prerë imët
2 filxhanë me kërpudha
½ filxhan me misra
½ filxhan me fasule të zeza (konservë)
2 lugë gjelle salcë domateje të freskët
1 avokado e shtypur
4 lugë gjelle kos
Kripë, piper për shije
Pak borzilok për servirje

Udhëzimet:
Ngrohni furrën në 200 gradë celsius.
Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine në të.
Lani patatet, i prisni përgjysmë dhe i vendosni tek tava. I fusni në furrë për 15-18 minuta.
Ndërkohë në një tigan me zjarr mesatar dhe me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat, specat dhe i përzieni mirë për 4 minuta.
Shtoni kërpudhat dhe i lini për 6-7 minuta.
Më pas shtoni misrat, fasulet, salcën e domateve.
E përzieni të gjithë masën bashkë në një tas.
Nxirrni patatet nga furra dhe i vendosni sipër nga masa që përgatitët.
Në fund i vendosni salcën e avokados dhe 1 lugë kos secilës.
E shërbeni me pak borzilok sipër.

Po ndodh...