Patëllxhanë gjellë në furrë
17 Dhjetor 2024, 08:15 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
2-3 filxhanë kafeje vaj
2- 3 qepë
3-4 domate mesatare /1 lgj salcë
2 speca të kuq
1 spec jeshil
1 gjethe dafine
Kripë, piper
Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët pasi i pastrojmë, i presim në copa të mëdha kubike dhe i vendosim në ujë me kripë për 30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe i kullojmë. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak vaj dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet të qëruara nga cipa ose salcë, shtojmë patëllxhanët, pak ujë, kripë dhe i lëmë të mbuluara me kapak sa të ulet vëllimi.
Më pas hedhim pak ujë të ngrohtë ose lëng mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet me kapak në zjarr të ngadalshëm ose e vendosim në furrë për 20 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
