Qofte me Salcë Domate

23 Shtator 2023, 08:17 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qofte me Salcë Domate

Të përgatitura në shtëpi dhe të pjekura në furrë, shoqëruar me një salcë të freskët domatesh shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.

Përbërësit

300-400 gr mish i grirë
2 kokrra qepë
2 feta bukë
1 kokërr vezë
4-5 lugë gjelle miell për qoftet
Gjysmë luge gjelle për salcën
4-5 lugë vaj ulliri
2-4 kokrra domate
1 lugë gjelle me salcë
3-4 thelpinj hudhra
2 lugë gjelle me uthull
2 filxhanë çaji me ujë për salcën
Kripë, piper, majdanoz.

Udhëzimet
Për përgatitjen e qofteve:
Në tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e njomur me ujë ose qumësht, kripën, piperin një nga qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.
Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are. I kalojmë në miell, i skuqim dhe i lëmë mënjanë.

Për përgatitjen e salcës:
Në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë duke iskuqur derisa volumi i tyre të bjerë.
Në këtë moment shtojmë miellin, e skuqim me qepët për disa sekonda e më pas shtohen domatet e grira hollë.
I skuqni për dy minuta të gjitha bashkë e më pas shtojmë ujë, uthull, kripë, piper, një gjethe dafinë dhe hudhra shtypura.
Lihen sa të marrin një valë. Kjo masë më pas u hidhet qofteve, të cilat i kemi vendosur në një tavë dhe i fusim në furrë të parangrohur dhe lihen 20-30 minuta.
Pasi hiqen nga furra sipër u hidhet majdanoz i freskët i grirë hollë.
Ju bëftë mirë!

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128