Rizoto me perime dhe mish pule

Një drekë e thjeshtë që nuk kërkon ndonjë kosto të madhe, por që padyshim do ju pëlqejë të gjithëve!
Përbërësit
2 karota të prera në kubik të vegjël
1 filxhan me misra të gatshëm
1 filxhan me bizele të ngrira
2 filxhanë me oriz basamati
3 gota lëng pule
2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë imët
Borzilok i freskët për servirje
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e grirë imët
1 thelpi hudhër e grimcuar
2 gjokse pule të prerë në kubik të vegjël
Kripë, piper.
Udhëzimet
Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni pak vaj ulliri dhe skuqni qepët derisa ato të zbuten.
Pas 5-7 minutash shtoni hudhrat.
Më pas shtoni mishin e pulës dhe i marinoni me rigon, kripë, piper për shije.
I lini për 7 minuta në zjarr.
Tani shtoni orizin dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë për 1-2 minuta.
Shtoni perimet, shtoni kripë e piper dhe lëngun e pulës.
Pasi i keni përzierë të gjitha bashkë, i vini kapakun dhe e lini rizoton derisa të pijë komplet lëngun.
5 minutat e fundit i shtoni djathin parmigiano, borzilokun e freskët.
E fikni zjarrin dhe e shërbeni nëpër pjata pas disa minutave.
Ju bëftë mirë!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
