Sallatë me midhje
8 Tetor 2022, 07:14 / RECETA ALFA

Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
1 kg midhje me guaskë, 5 lugë gjelle vaj ulliri, 1 kokërr limon, 1 tufë majdanoz, kripë dhe piper sipas nevojës.
Përgatitja
1.Lani mirë midhjet nga rëra dhe leshterikët. Hidhini në një tigan të thellë dhe lërini të marrin një valë për 5 minuta me kapak, derisa të hapen.
2.Pasi të ftohen pak ju hiqni guaskën. Kulloni lëngun e gatimit. Midhjet e pastruara vendosini në një pjatancë për sallatë.
3.Në një enë porcelani hidhni vajin e ullirit,majdanozin e grirë imët, kripën dhe piperin. Rrihini me pirun mirë dhe shtoni lëngun e limonit pak nga pak. Mund të përdorni edhe uthull të bardhë.
4.Kur salca të lidhet dhe të jetë gati, hidhuani midhjeve sipër dhe shërbejini në çast.
-
Skemë e lirë 8 tetor
8 Tetor, 00:03
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

