Shafrani i Indisë, lulja magjike në kuzhinë

Shafrani ka hyrë në kuzhinën shqiptare me vonesë, edhe pse kultivimi dhe përdorimi i tij në kuzhinën botërore është mijëravjeçarë. Ai është ndër erëzat më të shtrenjta dhe më të kërkuara jo vetëm për shijen unike por edhe vetitë kurative. Prejardhja e fjalës vjen nga arabishtja dhe ka kuptimin ar dhe i verdhë. Përdorimi i shafranit është me një reze të gjerë. Në kuzhinë, në prodhimin e parfumeve dhe vajrave për kozmetikë, në ngjyrosje por edhe si ilaç për një shëndet sa më të mirë. Sot Alfa sjellë recetën e rizotos milaneze, ku përdorimi i shafrani është element kyç.
Rissoto milanese
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit: 20 minuta
Vështirësia mesatare
Për 4 persona
Përbërësit
320 gr oriz, 50 gr palcë viçi, 80 gr gjalpë, 1 qepë, 100 ml verë të bardhë, 1 l lëng mishi, 1 pako shafran, 60 gr djathë i grirë Parmigiano Reggiano, 5 gr pistil shafrani, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Hidhni në një tenxhere gjysmën e sasisë së gjalpit dhe qepën e grirë imët.
2. Tiganisini në temperaturë mesatare. Shtoni orizin dhe tiganiseni për 1 minutë.
3. Lageni me verën e bardhë, lëreni të avullojë dhe shtoni palcën e copëtuar të viçit.
4. Shtoni lëngun e mishit pak nga pak me garuzhde. Lëreni të vlojë dhe 5 minuta para se orizi të jetë gati shtoni shafranin, kripën& piperin.
5. Orizi duhet ta thithë plotësisht lëngun dhe të jetë “al dente”.
6. Hiqeni nga zjarri dhe i shtoni djathin Parmigiano të grirë dhe gjalpin e mbetur.
Këshilla e shefit
Ø Kjo pjatë shërbehet si pjatë e parë ose si garniturë me pjatat e mishit.
-
Skemë e lirë 29 qershor
29 Qershor, 00:02 -
-
Udhëheqësit botërorë mirëpresin marrëveshjen e Finlandës dhe Suedisë
28 Qershor, 22:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



