Shëndetlie me mjaltë

Përbërësit:
Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë
3 vezë të vogla ose 2 të mëdha
1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës)
100 g gjalpë i tretur, i vakët
3 lugë të mëdha mjaltë
300 g arra të qëruara në thërrime
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
1 bustinë vanilje
1 luge caji kripë
3 gota miell
1 e verdhë veze për ta lyer sipër
Per sherbetin:
800 g sheqer
600 ml ujë
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.
E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet. Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
