Spinaq në furrë me pana dhe djathë

24 Mars 2023, 07:26 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Spinaq në furrë me pana dhe djathë

Përbërësit:

1 tufë spinaq
3 luge gjelle vaj ulliri
50 gr oriz
3 vezë
1/2 tufë koper
120 ml pana
200 gr djathë kaçkavall
1 luge gjelle miell misri
Kripë, piper

Pergatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri spinaqin derisa të ulë pak vëllimin. Më pas shtojmë orizin e zier paraprakisht dhe koper. E kalojmë gatimin në një tavë të cilën e spërkasim më pak miell misri. Rrahim vezët bashkë me panën. Shtojmë kripë dhe piper dhe këtë masë e hedhim mbi spinaqin. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Ju bëftë mirë!

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128