Sufle, keku magjepsës me zemër çokollate

15 Mars 2023, 07:23 / RECETA ALFA ALFA PRESS
Sufle,  keku magjepsës me zemër çokollate

Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 6-7 persona)

150 gr çokollatë e zezë

120 gr gjalpë i freskët

120 gr sheqer pluhur

3 kokrra vezë

2 lugë gjelle me majë me miell gruri

1 lugë çaji me vanilje

Gjysmë luge kafeje me kripë

 

Përgatitja:

Në një tenxhere ose në procesin e njohur si banjo mari, shkrijmë çokollatën e zezë bashkë me gjalpin dhe e lëmë derisa masa të bëhet kremoze dhe e lëmë mënjanë.

Në një tas të thellë rrahim vezët, më pas shtojmë kripën, sheqerin pluhur dhe më pas miellin.

Në fund, pasi i përziejmë të gjitha shtojmë vaniljen.

E përziejmë të gjithë masën mirë në mënyrë që të mos mbeten kokërriza.

Pasi masa të jetë bërë tërësisht kremoze shtojmë çokollatën e shkrirë me gjalpë dhe e përziejmë mire në mënyrë që brumi të bëhet homogjen.

Më pas, masën e shtojmë në tasat e aluminit, në mungesë të tyre mund të përdorni kupa qelqi zjarr duruese.

Bëni kujdes kur të mbushni tasat me brumin e përgatitur, mbushja duhet të jetë në masën e ¾ e tasit.

Futini për t’i pjekur në furrën e parangrohur në 180 gradë celcius.

Lërini të piqen për maksimumi 15 minuta derisa sipërfaqja e suflesë të ngurtësohet pak. Më pas largojini menjëherë nga furra në mënyrë që çokollata brenda ëmbëlsirës të qendrojë e shkrifët.

Po ndodh...