Sufle me lakër

8 Dhjetor 2022, 09:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sufle me lakër

Koha e përgatitjes: 40 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

½ lakër e bardhë, 1 qepë, 1 gjethe dafine, 4 vezë, 3 të verdha vezësh, 200 gr krem qumështi, 1 tufë e vogël borzilok, 800 gr djathë Fontina, qumësht sa për të mbuluar djathin Fontina, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja

1.Gatuani qepët dhe lakrën e grirë imët në pak yndyrë dhe në fund shtojini gjethen e dafinës për aromatizim.

2.Largoni gjethen e dafinë, kurse qepën, lakrën dhe tufën e borzilokut kalojini në një mikser kuzhine.

3.Pas kësaj kalojini në sitë kuzhine dhe bashkojini me vezët, kremin e qumështit duke i rrahur mirë.

4.Vajisni 4 forma dhe hidhni përzierjen në mënyrë uniforme.

5.Vendosini në banjomari dhe lërini të piqen në furrë në 150 -160 gradë C derisa të lidhen.

6.Për përgatitjen e djathit të shkrirë, prisni djathin Fontina në kubikë, hidheni në një tenxhere dhe mbulojeni me qumësht.

7.Shtoni pak piper dhe gatuajeni brenda një tenxhereje tjetër me ujë të ngrohtë, derisa të krijohet një masë homogjene.

8.Në këtë moment i shtoni djathit Fontina 3 të verdha veze, duke u kujdesur që t’i përzieni pa i lejuar të mpiksen.

9.Salca e djathit Fontin i hidhet sipër formës së përgatitur me lakër dhe qepë.

Po ndodh...