Supë e ftohtë me avokado

28 Nëntor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë e ftohtë me avokado
Bën pjesë tek supat e ftohta, prandaj nuk ka nevojë për zierje. Super, super "green" dhe e shëndetshme!

Përbërësit

2 avokado (pak të butë)
2 gota kos
1 kastravec të qeruar
½ lëng limoni
2 gjethe mente
1 lugë kafe kripë.

Udhëzimet

Në një tas të madh kombinoni kosin, avokadon e prerë në copa të vogla dhe kastravecin.

I shtypni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik. Nuk duhet shtuar ujë.

Tani shtoni menten, lëngun e limonit dhe kripën. I trazoni përsëri.
E shërbeni në pjatë dhe shijojeni!