
Supë kungulli-Receta Alfa

29 Tetor 2024, 08:16 / RECETA ALFA
Përbërësit:
500 gr kungull i verdhë
2 karrota
1 qepë
2 thelpinj hudhra
Pak vaj ulliri
100 gr fara kungulli
Bukë të thekur
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kungullin nga farat dhe një pjesë të farave i vendosim në furrë të piqen së bashku me disa feta buke, të cilat i aromatizojmë me erëza, kripë dhe pak vaj ulliri. Ndërkohë nisim me përgatitjen e supës duke kaurdisur fillimisht qepën së bashku me hudhrën.
Pasi qepa bëhet pak transparente shtojmë karrotat e prera në rondele dhe kungullin në kubikë. Hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i lemë derisa të zbuten. Më pas e frulojmë supën duke e kthyer në kremoze dhe e servirim me bukën e thekur dhe me farat e kungullit të pjekura.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128