Supë pule e prerë me vezë dhe limon

6 Shkurt 2025, 08:16 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë pule e prerë me vezë dhe limon

Përbërësit:

4-5 krahë pule
1 litër ujë
1 karrotë
1 patate mesatare
1 filxhan kafeje oriz
1 lugë gjelle vaj ulliri /gjalpë
1 vezë
Lëngu i një limoni
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Vendosim krahët e pulës në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20 minuta. Heqim shkumën që krijohet sipër për një lëng më të pastër. Shtojmë karrotën, pataten dhe vajin dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, e përziejmë herë pas here, duke e lënë të gatuhet derisa të zbutet.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës dhe në fund e presim supën me vezë dhe limon. Në një tas rrahim vezën, shtojmë lëngun e limonit dhe pak nga lëngu i supës. E shtojme tek supa, e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë. 

Po ndodh...