Reforma territoriale të enjten në Kuvend/ Koçeku paralajmëron përçarje në PS: Do ketë deputetë që do votojnë kundër
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuvend të enjten.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është e bindur se edhe deputetë të tjerë socialistë mund të kundërshtojnë projektligjin me votën e tyre, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë një qëndrim i tillë.
“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do të ketë deputetë që do ta kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhrit të partisë”, shkruan Koçeku.
Projektligji i PS parashikon një riorganizim të ndarjes administrative të vendit dhe krijimin e 46 bashkive.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
