Shkretëtira e Egjiptit fsheh një sekret 70 milionë-vjeçar/ Dikur ishte një det i mbushur me peshkaqenë

Një zonë që sot konsiderohet ndër më të thatat në planet ka qenë dikur e mbuluar nga një det i ngrohtë tropikal dhe e mbushur me jetë. Këtë tregojnë fosilet e zbuluara së fundmi nën shkretëtirën e Egjiptit, të cilat datojnë më shumë se 70 milionë vite më parë. Studiuesit kanë gjetur 14 dhëmbë të fosilizuar, që u përkisnin pesë llojeve tashmë të zhdukur të peshkaqenëve.
Zbulimi u bë në pllajën Abu-Tartur, në Shkretëtirën Perëndimore të Egjiptit, rreth 640 kilometra në jugperëndim të Kajros.
Dhëmbët kishin forma të ndryshme, nga të hollë dhe të mprehtë deri tek ekzemplarë të gjerë e të dhëmbëzuar.
Sipas shkencëtarëve, kjo tregon se peshkaqenët ushqeheshin me lloje të ndryshme presh dhe kishin role të veçanta në zinxhirin ushqimor. Së bashku me gjurmët e peshqve të vegjël, jovertebrorëve dhe zvarranikëve grabitqarë detarë, fosilet krijojnë pamjen e një ekosistemi të pasur detar që ekzistonte aty ku sot shtrihet vetëm shkretëtira.
Peshkaqenët kanë jetuar gjatë periudhës së Kretakut, kur Toka ishte shumë më e nxehtë dhe më e lagësht. Pjesë të territorit të sotëm të Egjiptit ndodheshin nën ujërat e ngrohta të detit Tethys. Dy prej specieve të identifikuara nuk ishin dokumentuar më parë në Egjipt. Por zbulimi më interesant lidhet me Scapanorhynchus cf. raphiodon, i dallueshëm për dhëmbët e gjatë dhe të hollë.
Sipas studiuesve, ky mund të jetë rasti i parë i kësaj specieje i zbuluar ndonjëherë në Afrikë, si dhe ekzemplari më i ri i njohur në të dhënat fosile. Gjetjet tregojnë se miliona vite më parë kjo pjesë e Egjiptit ishte një mjedis krejtësisht tjetër; një det tropikal produktiv, ku bashkëjetonin peshq, peshkaqenë dhe grabitqarë të mëdhenj detarë.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128