13 vite me Elvis Pupën/ Belina: Një marrëdhënie e shëndetshme nis nga komunikim

9 Janar 2024, 10:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

13 vite me Elvis Pupën/  Belina: Një marrëdhënie e

Belina Pupa, në një intervistë ndryshe plot humor dhe pozitivitet në studion e lajmeve në “Ora Neëw” rrëfeu jo vetëm bashkëjetesën e saj me Visin, por edhe përvojën e saj si psikoterapiste.

“Gjithmonë e kam pasur dëshirë ta nis ditën në ekran dhe të them “Good morning Albania”. Nëse nuk e nisim ditën pozitivisht bëhemi si sinonimet tona negative dhe nuk e ngrejmë kokën kurrë.

Po jam bashkëshortja e Elvis Pupës, kështu më ka ngel prej 13 vitesh dhe besoj ta vazhdojmë edhe më tutje. Jam mësuar tani dhe tani nëse nuk mund të shkëputem nga kjo që t’i them njerëzve që unë nuk jam vetëm nusja e Visit, kam një profesion dhe kam më shumë se kaq.

Përveç humorit dhe personit sarkastik që ai është, mendoj se ajo çfarë e mban një marrëdhënie të suksesshme është komunikimi, sa më haptazi të flasim me partnerin, sa më shumë të flasim me njëri-tjetrin dhe t’ japim një hapësirë të shëndetshme që dita të vazhdojë e lirë.

Pavarësisht se jemi në një marrëdhënie secili ka nevojë për hapësirat e veta dhe për suportin social që ne të vazhdojmë të rritemi dhe të vazhdojmë përpara që kemi diçka me i dhënë njëri-tjetrit, gjithashtu edhe punës, gjithashtu edhe rrjetit social ku ne ndodhemi dhe për këtë mundohemi çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera, psikoterapistja Belina Pupa.

 

Po ndodh...

ide