A do të jetë pjesë e Dance with me? Flet Beatrix Ramosaj

20 Shtator 2022, 16:21 / SHOWBIZ ALFA PRESS

A do të jetë pjesë e Dance with me? Flet Beatrix Ramosaj

Ditën e djeshme nisi spektakli, Dance with Me.

Pas performancës së konkurrentëve, moderatorja, Alketa Vejsiu zbuloi se të tjerë të famshëm do ti bashkohen kësaj gare. 

Anëtari i jurisë, Ermal Mamaqi pyeti nëse Beatrix Ramosaj ishte një nga personazhet duke nxitur aludimet.

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance ëith Me”, mirë se të vijë”.

Mirëpo, artistja ka deklaruar sot në rrjetin e saj social,Instagram se nuk do të marrë pjesë.

“Për dashamirësit e mi, faleminderit që vazhdoni dhe shprehni dëshirën cdo ditë për të më shikuar në emisione televizive,por ne do të shihemi në forma tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa suprizave të tjera vizuale,nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Ju dua! Beatrix”, shkroi artistja.

A do të jetë pjesë e Dance with me? Flet Beatrix Ramosaj

Po ndodh...