“Ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë!”- Pas divorcit, Françeska Murati nis lidhje të re, kush është i dashuri që e mbulon me dhurata luksoze?

Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj diskrete gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se po kalon një fazë të re në jetën personale.
Pas muajsh spekulimesh dhe sinjalesh të tërthorta për fundin e martesës, Françeska ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale. Së fundmi, me nisjen e muajit shkurt, Françeska ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur, ndërsa në sediljen pranë saj ndodhet një buqetë e madhe me trëndafila rozë.
Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas këtij gjesti, mbishkrimi që shoqëron postimin ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një fillim të ri sentimental.
“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit”, – shkruan ajo.
Gjatë eksperiencës televizive, ajo zgjodhi të mos fliste hapur për bashkëshortin, duke ruajtur privatësinë e jetës familjare. Megjithatë, pas daljes nga formati, disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare.
Shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin, si dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, ndezën diskutime të shumta në rrjet. Prej disa muajsh ajo është zhvendosur për të jetuar në Tiranë.
Bazuar në paraqitjet e saj në rrjetet sociale, Murati ka lënë të nënkuptohet se po jeton vetëm me të birin. Kjo lëvizje e saj na lë të nënkuptojmë se i ka dhënë fund martesës disavjeçare. Nga ana tjetër, ajo është pyetur disa herë lidhur me fjalët që po qarkullojnë, porse deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë konkrete.
Çifti prej disa kohësh po jetojnë të ndarë, por ende nuk ka një ndarje përfundimtare mes tyre në rrugë ligjore.
Dyshja janë prindër të një djali me emrin Charlie, i cili aktualisht është duke jetuar në Tiranë me nënën e tij. Disa muaj më parë vetë modelja u shpreh se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, por pa dhënë më shumë detaje.
Që atëherë, qarkulluan edhe lajmet e para për një ndarje, por në atë kohë vetë Françeska zgjodhi që ti hidhte poshtë këto zëra. Por tashmë, ajo ka nisur një jetë të re në Tiranë dhe shihet përgjatë gjithë kohës në shoqëri të djalit të saj, duke konfirmuar kështu në heshtje përfundimin e martesës së saj.
Nuk dihet se kush është i dashuri i saj i ri, por ajo që dihet me siguri, është fakti se djaloshi në fjalë nuk ia kursen aspak dhuratat e luksit, duke u bërë pjesë edhe e shtypit rozë, ndonëse ende nuk e njohim imazhin e tij.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128