Alban Kondi sqaron gjithçka për ‘këngën e vjedhur’ të Armaldos në BBV

17 Mars 2023, 20:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Alban Kondi sqaron gjithçka për ‘këngën e

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë kantautori i famshëm Alban Kondi, një artist i cili ka prodhuar mjaft projekte të arrira muzikore për tregun shqiptar. Ai ka folur rreth realizimeve të tij më të fundit, ku mund të përmendim këngën “Ta Dije” të Armaldo Kllogjerit dhe këngën “99 Sfida” nga Aurela Gaçe. Për këtë të fundit, Albani është shprehur:

E para, dua të them që Aurela është një natyrë e veçantë, përveç vokalit, është një natyrë shumë sfiduese dhe interesante. Mjafton t’i dëgjosh albumin dhe ti e kupton se ka ngjyrë si artiste dhe shpreh mesazhe të ndryshme. Një këngë e tillë do një karakter të fortë dhe është krijuar posaçërisht për të. Stili im i të krijuarit përshtatet me artistin, jo me mua, në këtë rast kompozitorin ose producentin. Kënga ka lindur teksa ishim ulur dhe po diskutonim për sfidat që përballemi në jetë dhe sa arrijmë të flasim për to, kështu ne e menduam dhe e konceptuam të gjithë këtë kryevepër. Këngët motivuese, për jetën, për sfidat mungojnë në treg dhe njerëzit nuk flasin më rreth tyre. Këto kohë ka më shumë balada. E vuajmë shumë dashurinë, e duam atë. Pak por e sigurtë që kur flitet për dashurinë, që është emocioni më i bukur, është për ta goditur publikun. Por që mungojnë dhe është e nevojshme që artistët ta shprehin. Aurela në studio është sfiduese, kërkusese, nuk kënaqet me pak, e drejtpërdrejtë. Është artiste. Atë që e ndjen, e bën. Përgjithësisht, artistët rrijnë brenda një kornize, ndaj kjo është çka e bën Aurelën unike, pasi ajo sfidon veten e saj.

Një këngë dedikuar të gjitha vajzave dhe nënave ishte surpriza që Armaldo Kllogjeri bëri këtë të shtunë në “Big Brother VIP”, me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Me “Ta dije”, Maestro i këndoi banoreve të shtëpisë, gruas së tij Aidës dhe të gjitha vajzave në publik. Artisti falenderoi “Vëllanë e Madh” për mundësinë, Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. I pyetur në lidhje me këtë eksperiencë, kantautori u shpreh:

Kontakti ka ardhur nëpërmejt Shpëtimit. Armaldo kishte shprehur dëshurën për të realizuar një këngë. Ka qenë kërkesa për një duet me Valbona Memën. Koha ishte e limituar. Kur ne mbarojmë këngën, të nesërmen del Valbona nga shtëpia dhe nuk realizohet si projekt. Ajo kënga ishte projektuar për dy karaktere dhe nuk mund të dali ndryshe. Kishim një ditë e gjysmë kohë dhe nuk kishim asgjë. Unë e shihja si tenor si Andrea Bocelli, por duke patur parasysh se është show plot me ngjyra, ndërtuam një gjë burrërore bazuar në këtë rrymë. Kemi shkuar dhe e kemi regjistraur tek Dhoma e Rrëfimit. Ishte sikur do të futeshim tek Ambasada Amerikane edhe është regjistruar jo më shumë se 2 orë. Me Arbanën nuk jam takuar, por kemi marrë falenderime nga i gjithë stafi. Armaldo është emocionuar shumë dhe madje ka qarë. E kishte dëgjuar dy herë më parë si demo, por u ndje mungesa qe nuk kishte kohën e vet që të punonte. Ndodhi shpejt e shpejt, në kohë rekord.

Gjithashtu, me këtë sukses të padiskutuar që Albani pati me realizimin e kësaj kënge, pati edhe disa ‘gojë të liga’, të cilat hapën lajmin se kjo këngë ishte e vjedhur nga dikush tjetër, për shkak të ngjashmërisë që kishin. Alban Kondi ka sqaruar një herë e mirë të gjitha këto diskutime, duke deklaruar:

Ajo vetëm e vjedhur që nuk është. Nuk ka asnjë notë të ngjashme. Vija melodike dhe teksti janë autentike, jo nga ajo por nga asnjë këngë. Stilistika po! Është e bazuar tek ajo kënga greke, por edhe ajo është marrë nga kënga jonë arbëreshe “Moj e Bukura More (Lule Lule). Ka një stil specifik dhe jo shumë i shpeshtë, prandaj do dallohej po ta kishim marrë pasi nuk do ta lejonte as Youtube, as Shazam, as platformat e tjera. Unë e kam kontaktuar producentin e asaj këngës greke, pasi e njoh nga koncerti që u zhvillua pak muaj më parë këtu në Shqipëri, dhe më tha se ia kishin çuar edhe disa persona të tjerë, por filloi të qeshte dhe e quajti çmenduri.

Më tej, i pyetur për projektet e tij të radhës dhe me suprizat që do të na sjellë në vazhdim, Albani u shpreh:

Unë do të lançoj së shpejti këngen time të re, të cilën unë e këndoj, krijoj, të gjitha. Nuk e kam prekur kurrë më para këtë gjë. Po punojmë një këngë të re të Aurelës, jashtë albumit. Është kënga që pason albumin. Me Lorenë jemi drejt finalizimit të albumit. Fabi po rikthehet me një këngë që këndon vetëm. Me grupin kemi lënë diçka përgjysmë.

Po ndodh...