Blendi Fevziu rrëfen mbi jetën e tij, kujton hapat e para të karrierës

12 Shkurt 2024, 08:32 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Blendi  Fevziu rrëfen mbi jetën e tij, kujton hapat e para të

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer jetën e tij në një intervistë për emisionin ‘Interview’.

Ai theksoi se në jetë ka shumë raste që njeriu duhet t’i përballoj duke qenë se jeta të përballë me shumë sfida.

Mes tjerash ai tha se njeriu nuk duhet të harroj se nga i ka filluar hapat e parë të tij.

“Në jetë ka raste që njeriu duhet t’i përballoj. Unë shumë herë kam qenë i shqetësuar, ka raste që nuk të ecën emisioni, projektet që ke bërë, ka ngatërresa, ky është një vend që ka intriga, thashetheme. Një nga testet që e kam çliruar veten time, është që merrja makinën, kaloja rreth e rrotull shtëpive të shokëve të gjimnazit, kaloja nëpër ato rrugë ku kisha përcjellë ato dhe thosha cila ka qenë  ëndrra ime që kam pasur në gjimnaz dhe sa shumë e kam tejkaluar këtë ëndërr, kështu që rri i qetë. Ti duhet ta kthesh kokën mbrapa për të parë dhe nga je nisu”-tha ai.

 

Po ndodh...