
Dalja e Ervin Gonxhit me skenar? Postimi që nxjerr zbuluar produksionin

Mbrëmjen e djeshme Ervin Gonxhi ishte banori i eleminuar nga shtëpia e Big Brother, dalje e cila duket se ka qenë e pritshme për miqtë e kolegët e tij, të cilët kanë rezervuar një event jashtë vendit në datën 3 Shkurt.
Edhe vetë Ervini u shpreh se nuk po e përballonte më qëndrimin brenda shtëpisë, dhe se ishte i bindur që do të ishte ai që do të dilte.
“Nuk po rrija dot më, nuk e përballoja. Është shumë ndryshe aty brenda. Edhe sot u thashë banorëve që do të dilja. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, jam munduar të jap më të mirën time. E vetmja gjë që më ka ngelur është me kë do falen çunat. Krijuam një vëllazëri shumë të mirë. brenda kishim një dashuri për dy arsye. Për hir të Zotit dhe sepse e duam njëri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh ai.
Duke folur për eksperiencën e tij në shtëpi, ish-konkurrenti tha se ishte një garë që nuk e përballonte dot.
“Kam kaluar mirë me të gjithë banorët. Por, aty zgjoheshe në mëngjes, gjeje dikë duke u kapur, pas 10 minutash përqafoheshin, nuk e përballoja dot. Ata nuk donin që unë të dilja, por e kisha një parandjenjë”, tha artisti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128