David Beckham, shpreh pikëllim për vdekjen e Mbretëreshës

9 Shtator 2022, 10:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

David Beckham, shpreh pikëllim për vdekjen e Mbretëreshës

Lajmi për vdekjen e Mbretreshës Elizabeth II, duket se ka tronditur dhe legjendën e futbollit anglez, David Beckham.

Ish-kapiten i Manchester United dhe “Tre Luanëve”përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka miliona ndjekës, “Becks” ka shkruar: “Jam vërtet i pikëlluar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës.

Çfarë vërshimi dashurie dhe respekti pamë për jubileun Platinum të jetës së saj të shërbimit. Se sa të shkatërruar ndihemi të gjithë sot tregon se çfarë do të thotë ajo për njerëzit në këtë vend dhe në mbarë botën.

Sa na frymëzoi ajo me udhëheqjen e saj! Sa na ngushëllonte ajo kur kohët ishin të vështira! Deri në ditët e fundit ajo i shërbeu vendit të saj me dinjitet dhe hir.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen tonë mbretërore…” - Thotë Beckham.

 

Po ndodh...